Për një kohë shumë të gjatë studentët janë detyruar të mësojnë online dhe jo në auditore. Kjo periudhë është shoqëruar me një sërë problematikash, si problemet me sistemin e mësimit online që duhej ndërtuar në një kohë shumë të shpejtë, me pakënaqësi për këtë sistem, por edhe peticion studentësh që duan të kthehen në auditore.
Në një intervistë për Gazetasi.al rektori i “Universitetit të Tiranës” Artan Hoxha shpjegon se mësimi online nisi si vevojë prej pandemisë, por që gjithsesi krijoi dhe një disiplinim për studentët dhe pedagogët.
“Nuk ishte një zgjidhje e jona por një veprim i detyrueshëm. Pedagogët edhe studentët u përshtatën mirë me programin dhe vumë re një përqindje shumë të lartë të pjesëmarrjes. Rreth 97% pedagogët dhe 95% studentët. Programi mësimor në këto kushte është zhvilluar në mënyrë korrekte, ka pjesëmarrje më të lartë se në auditore”, ka shpjeguar Hoxha.
Më tej rektori shpjegon se studentët gjatë kësaj periudhe janë ndihmuar nga Universiteti për reduktimin e tarifave të internetit, ndërsa atyre që nuk kanë pasur mundësi ekonomike u janë dhuruar tableta dhe kompjuterë. Hoxha shton gjithashtu që kjo periudhë ku nxënësit kanë mësuar online ka ndihmuar për të bërë rregullime në fakultetet që kanë pasur nevojë.
(Intervista e plotë në audio)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.