Ngjarje

Vendet e BE-së pranuan vetëm 5% të azilkërkuesve shqiptarë në 2020

Eurostat ka raportuar se gjatë 2020-s azilkërkuesit shqiptarë janë në vendin e tretë ndër qytetarët që u refuzohet statusi nga shtetet europiane ku vetëm 5% e tyre mundën ta marrin. Kjo vlerë përkthehet në 480 individë. Në vend të dytë është Gjeorgjia me vetëm 4% dhe në vend të parë Kolumbia me 2%.

Ndër vendet që pranuan më shumë azilkërkues shqiptarë gjatë vitit 2020, një tendencë e viteve të fundit, Franca renditet e para me 310 pranime, 120 nga Italia, 15 nga Irlanda. 10 nga Gjermania dhe nga Zvicra.

Një vit më parë në 2019-n, u morën 1050 vendime, 80% e të cilave nga Franca.

Sipas Eurostat, gjatë vitit 2020 vendet e Europës i dhanë statusin e mbrojtjes mbi 280 mijë aplikantëve, numër 5% më i vogël se në vitin 2019. Më shumë se 127 mijë morën statusin e refugjatit, mbi 80 mijë mbrojtje humanitare dhe mbi 70 mijë mbrojtje plotësuese.

Numri më i lartë i personave që morën statusin e mbrojtjes u regjistrua në Gjermani me 98 mijë, Spanja me 51.2 mijë, Greqia me 35.8 mijë, Franca me 29.4 mijë dhe Italia me 21.3 mijë.

Sirianët janë në vend të parë të aplikantëve ndjekur nga venezuelianët dhe afganët.

Hezitimi i vendeve europiane për t’i dhënë status mbrojtjeje qytetarëve nga Shqipëria mund të lidhet me synimin e vendit tonë për të qenë pjesë e BE-së dhe nuk ka konflikte të brendshme apo të jashtme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë