Pak orë pasi Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se KQZ nuk do të ndalojë asnjë person të infektuar me Covid nëse ai paraqitet në qendrat e votimit, Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë një vendim kërkon respektimin e karantinës nga personat e infektuar.
Por jo vetëm personat zyrtarisht të infektuar, ISHP u kërkon edhe personave që kanë simptoma të ngjashme, apo shqetësime të tjera shëndetësore që të qëndrojnë në shtëpi.
“Nëse kanë ethe apo shqetësime të tjera qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi”, thotë ISHP.
Sa i takon qendrës së votimit, ISHP idhëzon që në hyrje të saj të vendoset një dezinfektant. Kutia e votimit duhet të jetë 2 metra larg anëtarëve të komisionit të cilët do të jenë të vendosur 1.5 metra larg njëri tjetrit në mjediset që kërkohet që të jenë dezinfektuar përpara nisjes së procesit të votimit.
Anëtarët e komisioneve do të plotësojnë më parë një formular ku të tregohet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa KQZ-së i jepet detyra e caktimit të një personi që do të kujdeset për respektimin e masave antiCovid.
Mbajtja e maskës si nga votuesit, ashtu edhe nga Komisionerët është e detyrueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.








