Kuriozitete

80-vjeçari fiton 100.000 paund pasi harron të vendosë syzet

Një burrë 80-vjeçar ka fituar më shumë se 100,000 paund në EuroMillions pasi ka harruar syzet dhe nuk ka qenë në gjendje të zgjedhë numrat e tij të rregullt.

Denis Fawsitt zakonisht përdorte ditëlindjet e familjes për biletën e tij javore, por pasi nuk e shihte, në vend të kësaj vendosi të provojë fatin dhe kjo “doli të ishte një nga vendimet e mia më të mira ndonjëherë”.

Ai dhe gruaja e tij Ann, 75 vjeç, po planifikojnë të rregullojne shtëpinë dhe kopshtin e tyre në Derbyshire me shumë prej 116,124 paund.

Ato luajnë me EuroMillions, një lloj llotarie, çdo javë dhe ditën që Fawsitt shkoi të blejë biletën kishte harruar syzet në shtëpi dhe, edhe pse u mundua të zgjedhë numrat që zgjedh gjithmonë, nuk mundi sepse nuk i shikonte mirë.

Të nesërmen në mëngjes, fituesi i çmimit tani me syze në sy, nuk mund ta besonte atë që po shihte.

“Kur e besova, ne u hodhëm nga gëzimi dhe vendosëm se sapo të zhduket pandemia, do të bëjmë një festë të madhe”, tha Fawsitt.

Z. Fawsitt, një ndërtues në pension dhe minator qymyri, tha se ideja e tij ishte të përdorte paratë për një ndryshim të plotë të kopshtit, pasi një dëmtim i shpinës disa vjet më parë kishte kufizuar aftësinë e tij për ta rregulluar atë vetë.

Ndërkohë gruaja e tij tha se po shikonte një tenxhere të re elektrike dhe dyshek të ri.

Sidoqoftë dyshja, të cilët kanë dy vajza, dy nipa dhe një mbesë, thanë se shumica e fitimeve do të shkonin për familjen e tyre.

“Ne mund të blejmë disa gjëra por më e rëndësishmja është familja”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë