Ne rrjet

Shteti Islamik po rikthehet, kësaj radhe në shtetet e krishtera

Shteti Islamik mund të ketë humbur të gjithë territorin në Irak dhe Siri, por një xhihadist u shfaq nga xhunglat e Kongos në YouTube, për të deklaruar se kalifati po rigrupohej në Afrikën Qendrore. "Unë u bëj thirrje të gjithë myslimanëve në botë që të bashkohen me ne në Kongo," tha xhihadisti arab, duke mbajtur një mitraloz në dorë, i mbështetur nga një grup i vogël luftëtarësh nën një tendë të dendur pylli. "Betohem në Zot se ky është vendbanimi i ri i Shtetit Islamik".

Video u hodh poshtë kryesisht nga analistët si një përpjekje e grupit terrorist për të tërhequr ekstremistët. Por tre vjet pasi u transmetua kjo video, Provinca Afrikane Qendrore e Shtetit Islamik është zgjeruar kaq shpejt sa Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi për herë të parë muajin e kaluar sanksione ndaj grupit dhe udhëheqjes së tij

Në fund të marsit, qindra luftëtarë të grupit xhihadist në Mozambik pushtuan një qytet të rëndësishëm portual, pas një rrethimi disa ditor në të cilin ata masakruan dhjetëra njerëz dhe përzunë mijëra të tjera nga shtëpitë. Sulmi detyroi gjigantin francez të naftës, “Total SE”, të evakuojë të gjithë stafin e tij nga së bashku me 2,000 refugjatë.

E njohur si Iscap, banda e militantëve me bazë në Kongo dhe Mozambik që dikur luftonin për autonomi nga qeveria qendrore, është bërë këtë vit një nga degët më vdekjeprurëse të grupit terrorist. Të udhëhequr nga një xhihadist veteran ugandas, Musa Baluku, milicia kongoleze e njohur më parë si Forcat Demokratike Aleate, ose ADF, vrau mbi 849 civilë vetëm në vitin 2020, tha Departamenti i Shtetit.

Ngritja e Iscap tregon se si Shteti Islamik po shndërrohet në një lloj tjetër armiku duke përqafuar grup militante sikur të ishin lëvizje lokale. Pasi u shkatërruan ëndrrat për të ngritur kalifatin në Siri, Shteti Islamik injektoi me sukses veten e tij në konflikte të lokalizuara në Nigeri, Libi dhe Saharasë . Këto përpjekje fillestare, si në Siri dhe Irak, u nisën në territoret kryesisht myslimane.

Megjithatë tani, tani këto grupe kanë filluar të shenjtërojnë vendet e mbizotëruara nga të krishterët, duke u përzierë me grupet terroriste islamike që janë shfaqur midis pakicave të margjinalizuara myslimane. Ndryshe nga Lindja e Mesme, kur përpiqej të merrte sa më shumë territore nën kontroll, Shteti Islamik ka përqafuar kësaj radhe taktikat guerile, duke bashkëpunuar me udhëheqjen lokale dhe duke përmirësuar në mënyrë dramatike propagandën dhe duke dhënë përshtypjen se mund të dëmtojë interesat perëndimore në të gjitha vendet afrikane.

Këto grupe tani janë aleate me Shtetin Islamik dhe organizata i përdor ato për qëllime propagandistike. ISIS siguron fonde dhe trajnime, por nuk i drejton operacionet e tyre të përditshme, ndryshe nga ajo që bëri në kalifatin në Siri dhe Irak.

Kongo, një vend që ka 95% të popullsisë  së krishterë dhe pa traditë të ideologjisë xhihadiste, është pa dyshim shembulli më ekstrem. Aleati i ri lokal i Shtetit Islamik, FSHZH, doli nga një rebelim i viteve 1990 nga myslimanët në Uganda të cilët ndiheshin të persekutuar nga regjimi i Presidentit Yoëeri Museveni. Grupi u strehua në Kongon Lindor, një vatër e grupeve të armatosura që kanë luftuar gjatë për burime të pasura minerale në një rajon ku qeveria qendrore ka pak kontroll.

Analistët thonë se luftëtarët e Iscap përfshijnë një numër të vogël të vullnetarëve myslimanë arabë që kanë marrë pjesë edhe në betejat e Lindjes së Mesme. Grupi ka nisur një sulm gjithnjë e më të sofistikuar, duke përfshirë edhe nxjerrjen nga burgu nëpër provincat lindore të Kongos për të liruar shokët e tyre dhe për të rekrutuar anëtarë të rinj. Një sulm ndaj në burgu në tetor liroi rreth 1,300 të burgosur.

Ushtria e Kongos tha se arrestoi dy luftëtarëve arabë të cilët ishin "instruktorë” të një beteje afër qytetit të Benit. Grupi, i cili ka tanimë 1,500 luftëtarë dhe është lidhur edhe me një grup kryengritës në Mozambik, e cila sulmoi qytetin e Palmës muajin e kaluar. Midis të vrarëve gjatë trazirave kishte edhe britanikë dhe afrikano-jugor, të cilët vdiqën gjatë përpjekjes për t’u arratisur nga një hotel ku 180 të huaj dhe vendas kishin kërkuar strehim. Policia lokale më vonë gjeti kokat e prera të 12 të huajve.

Sulmet, të cilat ndodhën gjatë një misioni stërvitor të Forcave Speciale Amerikane në vend, kanë ngritur kambanat e alarmit brenda administratës së Biden. Sanksionet e marsit kërkojnë që bankat të ngrijnë pasuritë e degës Kongoleze të ISIS dhe udhëheqësit të saj dhe ndalon çdo marrëdhënie me udhëheqësit e saj. /Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë