Një incident i pazakontë ka ndodhur sot me prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci. Ky i fundit ka dalë dje para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila sot ka vendosur ta shkarkojë nga detyra.
Por sikurse shihet edhe nga fotot, vendimi i KPK-së nuk është mirëpritur nga Puci, i cili ka “shpërthyer” ndaj trupës gjykuese, që ishte duke u larguar nga salla. Për qetësimin e tij, përveç trupave të sigurisë, shihet se është afruar edhe djali i tij i mitur që e mban prej krahu.
Procesi i Vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare, Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.
Tasim Puci e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998, si oficer i Policisë Gjyqësore dhe ka punuar si prokuror në Prokuroritë e Beratit, Çorovodës dhe Lushnjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje