Një shqipëtar është arrestuar nga karabinierët italianë nën akuzën për grabitje.
Sipas autoriteteve italiane Zef Tirtja prej disa kohëve grabiste në zonën e Xhenovas dhe jetonte në pyll.
Konkretisht ai akuzohet për 27 vjedhje dhe brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi.
Policia ka rënë në gjurmët e 48-vjeçarit nga një telefonate që ai ka shkëmbyer me një mikun e tij, ku ka thënë se në shtetin fqinj bën shumë para me grabitje.
“Sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”, thuhej më tej në bisedë.
Autoritetet italiane kanë raportuar se 48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.