Një anije kërkimi “shkencore”, me energji bërthamore dhe po aq sa anija më e gjatë në botë, do të nisë lundrimin në 2025 me 22 laboratorë në bord, 160 shkencëtarë dhe 400 persona.
Anija “Earth 300” është krijuar për të ‘bashkuar shkencën dhe eksplorimin për t’u përballur me sfidat më të mëdha të Tokës’, sipas themeluesit të ‘Iddes Yacht’, kompania që ka prodhuar anijen, Salas Jefferson.
Anija do të jetë e mbushur me teknologji të gjelbër, një ‘sferë shkencore’ dhe lëvizja e saj do të mundësohet nga një reaktor i kripës së shkrirë, një lloj gjeneratori i energjisë bërthamore që përdor kripërat e fluorit të shkrirë si një ftohës dhe funksionon me presion të ulët.
Kur të niset, ajo do të veprojë si një ‘platformë ekstreme e teknologjisë për shkencën, eksplorimin dhe inovacionin në det’, sipas Jefferson, i cili thotë se 22 laboratorët e tij do të pajisen me robotikë dhe sisteme të inteligjencës artificiale.
Firma prapa modelit thotë se do të ketë një ‘qytet shkencor’ brenda një sfere të madhe, një kuvertë vëzhgimi dhe një ambient të brendshëm kushtuar kërkimit shkencor dhe ekspeditës.
Ndërtimi i anijes do të fillojë së shpejti dhe “do të jetë më i madh se Titaniku”, thotë Jefferson.
Earth 300 do të ketë gjithashtu një flotë anijesh nënujore për të ndihmuar në studimet e detit të thellë dhe një helikopter për të lejuar njerëzit të udhëtojnë nga anija dhe të eksplorojnë oqeanin nga ajri.
“Ne donim të krijonim një dizajn që do të frymëzonte. Kur dikush të shikojë sferën, të frymëzohen për të mbrojtur Tokën”, tha ai në një deklaratë.
Ka një numër zonash që anija dhe ekuipazhi i saj planifikojnë të eksplorojnë, për të përfshirë tema të ndryshme si sigurinë e ujit dhe ushqimit, katastrofat e klimës dhe qëndrueshmërinë globale.
“Covid-19 ka vepruar si një test stresi në çdo aspekt të jetës dhe ka shfaqur veçanërisht dobësi në sistemet globale të shëndetit dhe Earth 300 premton të jetë një depo e rëndësishme e të dhënave dhe informacionit për planetin Tokë. Ne jemi duke siguruar një platformë të hapur për shkencën dhe inovacionin që mund të arrihet në një shkallë globale”, tha Jefferson.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje