CNBC-Eurobondi i parë publik i krijuar dhe menaxhuar duke përdorur vetëm blockchain ka patur mbështetjen e shtatë investitorëve, Commonwealth Bank e Australisë, që ka kontribuuar për të rritur të ardhurat e Bankës Botërore me 80.48 milion $.
Banka Botërore, eurobondet e të cilës mbajnë vlerësimin AAA, në baza të rregullta përdor fuqinë e saj të huamarrjes për të ndihmuar zhvillimin e tregjeve të reja të eurobondeve.
Commonwealth Bank e Australisë i vetmi menaxher lider i marrëveshjes është shprehur se, është kontribuuar në rritjen e vlerësimit A 110 milion $ (me 80.48 milion$ ) për Bankën Botërore.
Menaxheri i Përgjithshëm ekzekutiv i Commonwealth Bank (CBA) James Wall tha se marrëveshja, e projektuar për të testuar se si teknologjia mund të përmirësojë praktikat e vjetra të shitjes së eurobondeve, kishte tejkaluar pritshmëritë dhe interesi ishte i jashtëzakonshëm.
Fondi amerikan Northern Trust, tre qeveri të shtetit australian, fondi lokal i pensioneve First State Super, dhe CBA ishin investitorët në marrëveshje, e cila po shihet si një hap fillestar në lëvizjen e shitjeve të eurobondeve larg procesit manual drejt automatizimit më të shpejtë dhe më të lirë.
Kreu i Thesarit të Bankës Botërore Arunma Oteh tha se kishte pasur një interes “të madh”.
“Jam e kënaqur që ky transaksion me Eurobond pilot duke përdorur teknologjinë, ishte shumë i mirëpritur nga investitorët,” tha Oteh, referuar marrëveshjes akronim, dhe lobimit për mënyrën e re të operimit përmes Blockchain për instrumentin e borxhit.
“Ne jemi veçanërisht të habitur me frymën e interesit nga institucionet zyrtare… këta investitorë të cilësisë së lartë kuptuan vlerën e shtuar të teknologjisë për inovacionin në tregun e kapitaleve.”
Banka Botërore, eurobondet e të cilës kanë vlerësimin AAA, në baza të rregullta përdor fuqinë e saj të huamarrjes për të ndihmuar zhvillimin e tregjeve të reja të letrave me vlerë ashtu si duke përdorur mjete të reja pioniere për shitjen dhe tregtimin e tyre.
Ajo emeton mes 50 mld $ dhe 60 mld $ në vit letra me vlerë për të mbështetur rritjen ekonomike në vendet në zhvillim.
Australia është një vend popullor testimi për zhvillimet e tregjeve për arsye të infrastrukturës së saj financiare dhe familjaritetit të investitorëve ndërkombëtarë me dollarin Australian, e cila është një nga monedhat më të tregtuara në botë.
Ndërsa ka patur prototipe të tjera ose nxitje paralele të projekteve blockchain në treg më parë, CBA tha, se ky eurobond i Bankës Botërore, do të jetë hera e parë që kapitali është rritur nga investitorët publik përmes emetimit të vlefshëm ligjor që përdor blockchain nga fillimi në fund. *Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



