Media Galeri

Fushat e luleve Carlsbad të Kalifornisë mirëpresin vizitorët

Fushat e luleve Carlsbad janë një vend i famshëm në Kaliforni ku cdo vit, sidomos në pranverë, tërheqin shumë turistë.

Këto fusha u mbyllën pothuajse pjesën më të madhe të vitit për shkak të Covid-19 por rënia e rasteve dhe lehtësimi i masave ka bërë që ato fusha të hapen për një numër të caktuar vizitorësh.

“Jam shumë i lumtur që e hapem përsëri”, tha menaxheri Fred Clarke.

Fushat, 55 km në veri të San Diego, kanë më shumë se 70 milion lule, duke krijuar një spektakël kur ato lulëzojnë.

“Duket sikur gjërat po bëhen më mirë dhe është dicka e bukur të shohësh gjithë këtë bukuri. Të japin shpresë”, tha Artie Creighton, një nga vizitoret.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë