Histori

6 prill 1896, edicioni i parë i lojërave olimpike moderne

Më 6 Prill 1896, Lojërat Olimpike , një traditë e humbur prej kohësh e Greqisë antike, rilindën në Athinë, 1500 vjet pasi u ndaluan nga Perandori Romak Theodosius I. Turneu 10-ditor u cilësua zyrtarisht si Lojërat e para Olimpike dhe ishte eventi sportiv ndërkombëtar më i madh i kohës.

Në hapjen e Lojërave të Athinës, Mbreti Georgios I i Greqisë dhe një turmë prej 60,000 spektatorësh mirëpritën atletë nga 13 kombe në garën ndërkombëtare. Plot 241 atletë pjesëmarrës nga 14 shtete të ndryshme, të cilët konkurronin në 43 disiplina sportive. Thuajse 2/3 e pjesëmarrësve ishin nga Greqia. Amerikani James Connolly ishte kampioni i parë olimpik në Lojërat moderne, pas suksesit në garën e trehapëshit në kërcim së gjati.

Lojërat e para Olimpike të regjistruara u mbajtën në Olimpia në qytetin shtet grek të Elis, 776 para Krishtit, por është përgjithësisht e pranuar që Lojërat Olimpike ishin të paktën 500 vjeçare në atë periudhë. Fillimisht, gara Olimpike ishte e kufizuar vetëm në garat në këmbë, por më vonë u shtuan një numër disiplinash të tjera, duke përfshirë mundjen, boksin, garat me kuaj dhe qerre dhe aktivitete ushtarake. Pentatloni, i prezantuar në 708 para Krishtit, përbëhej nga një garë këmbe, kërcim së gjati, hedhje diskut, shtizë dhe mundje. Me fuqizimin e Romës, Olimpiada u ndalua, dhe në 393 pas Krishtit Perandori Romak Theodosius I, shfuqizoi Lojërat si pjesë e përpjekjeve të tij për të shtypur paganizmin në Perandorinë Romake.

Me Rilindjen, Evropa filloi një magjepsje të gjatë me kulturën antike Greke dhe në shekujt 18 dhe 19 disa kombe organizuan festivale informale sportive dhe folklorike që mbanin emrin "Lojërat Olimpike". Eventi u ringjall pas më tepër se 15 shekujve mungesë nga baroni francez, Pierre de Coubertin of France, i cili njihet edhe si themeluesi i Olimpiadës moderne. Në Kongresin Ndërkombëtar të Parisit në vitin 1894 u firmos marrëveshja për ringjalljen e Lojërave Olimpike, ku Greqia do të ishte vendi organizator, si vendlindja e olimpizmit.

U formua Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Lojërat e para u planifikuan për 1896 në Athinë, kryeqytetin e Greqisë. Në Athinë, 280 pjesëmarrës nga 13 kombe garuan në 43 veprimtari, duke mbuluar vrapim në fushë, not, gjimnastikë, çiklizëm, mundje, peshëngritje, skermë, qitje dhe tenis. Të gjithë konkurrentët ishin meshkuj, dhe disa nga pjesëmarrësit ishin turistë që ndodheshin rastësisht dhe u lejohej të regjistroheshin.

Ngjarjet në fushë u mbajtën në Panathenaic Stadium, i cili u ndërtua fillimisht në 330 para Krishtit dhe u restaurua për Lojërat e 1896. Amerikanët fituan 9 nga 12 të këtyre ngjarjeve. Pierre de Coubertin u bë president i IOC në 1896 dhe udhëhoqi Lojërat Olimpike në vitet e tij të vështira të hershme, kur nuk kishte shumë mbështetje nga populli dhe u hijezua nga panairet e botës.

Në 1924, Lojërat Olimpike të para me të vërtetë të suksesshme u mbajtën në Paris, duke përfshirë më shumë se 3,000 atletë, duke përfshirë më shumë se 100 gra, nga 44 kombe. Lojërat e para Olimpike Dimërore u mbajtën gjithashtu atë vit. Në distancën e 125 vjetëve nga ajo datë historike, do të zhvillohet Olimpiada Tokio 2020, e cila u shty për një vit, për shkak të pandemisë globale. Eventi në Japoni do të zhvillohet nga data 23 korrik deri më 8 gusht. Përgatitur nga: Mendrit Shehu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë