Mesha e së Premtes së Mirë në një kishë polake në Londër u mbyll nga policia për shkelje të rregullave antiCovid, ndërsa besintarët e mbledhur u kërcënuan gjoba deri në 200 paundë, nëse nuk linin menjëherë kishën.
Oficerët e policisë mbyllën ceremoninë fetare në Balham High Street, në jug të Londrës, rreth orës 17.00 të së premtes, ndërsa pamjet që bënë xhiron e rrjetit tregojnë një oficer t’u thotë besimtarëve se tubimi ishte “i paligjshëm” dhe se ata duhet të shkonin në shtëpi. Pas kësaj Famullia “Parafia Chrystusa Krola” – Krishti Besimtar – ka lëshuar një deklaratë duke thënë se policia “tejkaloi brutalisht kompetencat e saj”. Ajo u bëri thirrje të pranishmëve në ceremoni të paraqisnin një ankesë zyrtare në Policinë Metropolitane. Peshkopi i Buckingham, Reverendi Alan Ëilson gjithashtu ngriti dyshime mbi prishjen e meshës, duke i thënë Channel 4 Neës se qeveria duhet të sqarojë udhëzimet e saj antiCovid për kishat. /mailonline.com
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje