Dokumentet ushtarake italiane të klasifikuara nga Shtabi i Mbrojtjes si “shumë konfidenciale”, por edhe informacione të ndjeshme të ndara midis aleatëve të aleancës së Atlantikut dhe të klasifikuara si “NATO SECRET”, niveli i tretë i klasifikimit nga katër, janë vetëm disa nga dokumentet sekrete të shitura nga kapiteni i fregatës Walter Biot për spiunët rusë.
Shtypi italian raporton se oficeri i Marinës Italiane, i ka shitur këto dokumente para të ndalohej dhe arrestohej nga policia dy ditë më parë në Romë.
LEXO EDHE:
Arrestohet për spiunazh ushtaraku italian, i shiti dokumente sekrete një zyrtari rus
Në tërësi, aktualisht janë 181 dokumente të klasifikuara, të fotografuara me celular, të gjetura në kartën e memorjes së Walter Biot.
Këto ndoshta janë dokumente, në të cilat ushtaraku kishte qasje të lehtë në stafin e përgjithshëm në rolin e nëpunësit në zyrën e Politikës Ushtarake.
Në fakt, kapiteni, gjithashtu merrej me projeksionin e aseteve të mbrojtjes italiane në njësitë operacionale të huaja dhe gjithashtu me operacionet e NATO-s, BE-së dhe OKB, ku në veçanti menaxhonte “informacione sekrete dhe ato mbi sigurinë e shtetit”.
Sipas asaj që del nga dokumenti i urdhër-arrestit kundër tij, kapiteni, duke shërbyer në Shtabin e Mbrojtjes, dyshohet se iu ka dorëzuar spiunëve në Moskë të paktën 9 dokumente “shumë konfidenciale”, niveli i dytë i sigurisë nga katër, por mbi të gjitha 47 dokumente klasifikuara si NATO SECRET (SN), një nivel klasifikimi i cili, siç shpjegohet nga Aleanca Atlantike, “zbatohet për informacionin, zbulimi i paautorizuar i të cilit do t’i shkaktonte dëm serioz NATO-s”.
Dy spiunët, që shërbenin në ambasadën ruse në Romë, tashmë janë larguar për në Rusi pas dëbimit dhe akuzohen se kanë blerë dokumentet konfidenciale nga Biot.
Ata janë Aleksei Nemudrov, oficer i forcave detare dhe ajrore të ambasadës Ruse në Romë dhe Dmitri Ostroukhov, i punësuar në të njëjtën zyrë me selinë diplomatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




