Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë me Covid-19, 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç.
Në njoftim thuhej se situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21928
Fier 2554
Durrës 1283
Gjirokastër 1247
Shkodër 1198
Vlorë 965
Korçë 758
Elbasan 360
Lezhë 331
Kukës 359
Dibër 325
Berat 82
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.