Mjeshtrja kineze Hong Jinshi filloi vitin e kaluar të krijonte statuja të ish-presidentit Donald Trump duke medituar në një pozë budiste si një mënyrë për t’u argëtuar.
Gjashtë muaj më vonë, hobi zbavitës i Hongut është kthyer në një art që të gjithë e duan, në një punishte në qytetin Dehua në provincën Fujian.
“Tradita jonë është që një person që është kaq i moshuar dhe i suksesshëm … duhet të fillojë të shijojë pleqërinë e tij dhe të jetë më i relaksuar, por ai ishte ende i mërzitur për dëshira të ndryshme dhe pasiguri”, tha Hong.
Hong ka marrë porosi nga Kina dhe jashtë vendit për 200 prej statujave, që i duhet 10 ditë për ti bërë. Një version 16 cm kushton 152,22 dollarë.
Ajo tha se shitjet do të ishin më të larta, nëse nuk do ta kopjonin shumë të tjerë.
Hong nuk e ka idenë nëse Trump i ka parë statujat, por ai është i gatshëm t’i ofronte një ish-liderit për ta ndihmuar atë “të gëzohej pak”.
“Në gjendjen aktuale të Trump, për të qenë i sinqertë, ai duhet me të vërtetë të bëjë një meditim të tillë”.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje