Fotografi britanik Daniel Freeman udhëtoi më shumë se 40,000 km në të gjithë Amerikën për të bërë fotografi të qyteteve të ndriçuara vetëm nga dritat e rrugëve, frontet e dyqaneve dhe drita e hënës.
Freeman ka bërë fotografi vetëm natën për të treguar hijeshinë e qyteteve amerikane dhe të gjitha fotografitë i ka botuar në një libër të quajtur “Midnight on Main”.
Ai thotë se ka kaluar më shumë se 12 muaj në ndjekje të skenave atmosferike të natës urbane.
“Nata ofron një shëtitje të qetë, të këndshme në këto vende, një ngadalësim të kohës që nuk mund të gjendet gjatë ditës”, shpjegon ai.
Ai thotë se në pandemi, qytetet marrin një kuptim pak më të ndryshëm, një kujtesë për lirinë e mëparshme.
Freeman preferon të mos zbulojë vendndodhjen e secilës fotografi në mënyrë që fotografitë të portretizojnë një vizion “të përgjithshëm” dhe përfaqësim të Amerikës së qytetit të vogël.\BBC\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje