Kompania Nike paditi të hënën një kompani që prodhoi “Satan Shoes”, atlete që pretendohet të përmbajnë një pikë gjaku njerëzish, si pjesë e një bashkëpunimi me reperin e “Old Toën Road” Lil Nas X.
Nike tha në proces gjyqësor që kompania, MSCHF Product Studio Inc, ndërhyri në formën klasike të atleteve duke i bërë të kuqe dhe të zeza, ngjyra që përfaqësojnë djallin. Atletet dolën në shitje të hënën.
Atletet Nike Air Max 97 janë të personalizuara dhe përmbajnë “një pikë gjak njeriu” në platformë. Pjesa e pasme e njërës këpucë thotë “MSCHF” dhe tjetra thotë “Lil Nas X”.
Disa media raportuan se këpucët u shitën në më pak se një minutë me një kosto prej 1018 dollarë për një palë. Nike, në padinë e saj të ngritur në gjykatën federale në Nju Jork, tha që këpucët u prodhuan “pa miratimin dhe autorizimin e Nike” dhe kompania nuk ishte “në asnjë mënyrë e lidhur me këtë projekt”.
Nike ka kërkuar që të ndalohet menjëherë prodhimi i këtyre këpucëve dhe kërkon dëmshpërblim për ato që janë shitur tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




