Dy ditë para startit të Botërorit të Formula 1, në Bahrein janë regjistruar dy raste pozitive te skuadra Aston Martin e Sebastian Fetelit. Bëhet fjalë për dy punonjës të kësaj skuderie, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Sigurisht, që të dy të infektuarit janë futur në karantinë, sipas rregullores.
Botërori nis të dielën në cirkuitin e Bahreinit dhe ka në program 23 gara. Sot janë zhvilluar provat e lira dhe piloti Maks Vershtapen i Red Bull-it ka regjistruar kohën më të mirë. Jo më kot ai shihet si rivali kryesor i kampionit në fuqi, Ljuis Hemilton. Holandezi ishte 298 të mijëtat më mirë se Valteri Botas i Mercedesit.

Hemilton u rendit i katërti në provat e lira, përpara Ferrarit të Sharl Leklerk. Vershtapen është piloti më në formë për momentin dhe vetëm Botas arriti t’ afrohej. Gjithsesi, ajo që vlen dhe ka rëndësi, është gara zyrtare dhe për këtë duhet pritur deri të dielën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




