Një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës është hapur për qarkullimin e mjeteve.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se aksi rrugor që u hap sot, është nga rrethrrotullimi i TEG-ut, deri tek mbikalimi i Farkës.
Balluku thotë se hapja e këtij loti, do të shpërndajë trafikun.
“Kemi nisur nga puna dhe po përfundojmë për projektimin e lotit 4,5 dhe 6. Do të jenë tre lote të rëndësishme për të bërë ndërlidhjen mes kësaj unaze të re dhe sheshit “Shqiponja”, ku po punohet me ritme të shpejta. Dhe në datën 30 ose 31 mars, ne do të hapim edhe tunelin e tretë, i cili do të përthithë një fluks, që vjen nga Durrësi për t’u futur në unazën e re”, – tha ajo.
Po ashtu, ministrja bëri të ditur se në fund të marsit do të behet e mundur hapja edhe e tunelit të tretë në ish-sheshin “Shqiponja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.