Sociale

Rritet pozitiviteti nga covid, arrin 18.1 përqind- 15 të vdekur 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 15 pacientë, 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç.
Ndërkaq, janë kryer 2475 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 448 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë.
Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.  Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”,thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22556
Fier 2605
Durrës 1424
Vlorë 1309
Shkodër 1233
Gjirokastër 1258
Korçë 764
Lezhë 569
Elbasan 426
Kukës 344
Dibër 327
Berat 116


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë