Kompania farmaceutike “AstraZeneca”, mund të ketë përfshirë të dhëna “të vjetruara” në informacionin dërguar autoriteteve amerikane gjatë provave të vaksinës së saj anti-Covid, të kryer në SHBA.
Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive dhe Alergjive, duke cituar shqetësime nga bordi i monitorimit, edhe pse një ditë më parë, u tha se vaksina ësht e sigurt dhe efikase.
Ky i fundit, tha në një deklaratë Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive dhe Alergjive, “shprehu shqetësimin se “AstraZeneca” mund të ketë përfshirë informacion të vjetruar nga ai studim, i cili mund të ketë siguruar një pamje jo të plotë të të dhënave mbi efikasitetin” e vaksinës së saj.
“AstraZeneca” menjëherë njoftoi se “brenda 48 orësh” do t’i sigurojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dhëna të tjera mbi vaksinën e saj të koronavirusit.
Në një deklaratë, kompania farmaceutike, shpjegoi se kishte përdorur të dhëna që datojnë që nga një periudhë para 17 Shkurtit për rezultatet e provave klinike në Shtetet e Bashkuara dhe se dëshironte të kontaktonte “menjëherë”, për të siguruar Bordin e Monitorimit të të Dhënave dhe Sigurisë, “me informacionin më të përditësuar të mundshëm”.
Vaksina “AstraZeneca”, është “ndoshta shumë e mirë” por të dhënat e dërguara nga kompania “nuk janë të reja”, tha Dr. Anthony Fauci pas dyshimeve të ngritura nga komisioni i pavarur në lidhje me besueshmërinë e informacionit të ofruar në SHBA.
“Kjo është ndoshta një vaksinë shumë e mirë”, – shtoi këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë për “ABC News”.
Por komiteti i monitorimit të të dhënave dhe sigurisë “është i shqetësuar” se të dhënat e siguruara nga ‘AstraZeneca’, “ishin disi të vjetruara dhe në fakt mund të jenë jo të përditësuara”, shtoi Fauci.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje