Media Galeri

“Sot është dita”: Dasma që nuk u ndal dot as nga përmbytjet

Kur Kate Fotheringham i premtoi burrit të saj të ardhshëm se nuk do të vonohej në ceremoninë e damës, ajo nuk e dinte se një përmbytje që ndodh një herë në një shekull do të ndryshonte planet.

Të shtunën në mëngjes, ditën e dasmës, Kate ishte e bllokuar në shtëpinë e saj për shkak të përmbytjeve në Uells.

Më pas ajo mori vesh se ishte përmbytur dhe ura e vetme që të dërgonte për në qytet ku ajo pritej të martohej me të fejuarin e saj, Wayne në orën 3 pasdite.

“U deshën tre muaj për të planifikuar martesën. Unë e kisha pranuar faktin se do të binte shi dhe isha përgatitur por nuk e dija se do të përballeshim me një përmbytje dhe katastrofë natyrore”, tregon Kate.

Ajo tregon se pasi kaloi disa momente trishtimi, vendosi të bëjë diçka sepse “Sot është dita”.

Njerëzit u munduan të nxirrnin Kate dhe familjen e saj nga shtëpia e prindërve të saj.

Në fillim menduan të dërgonin varkë por ishte diçka jo e sigurt. Kur e kuptuan se nuk kishte mënyrë për të dalë nga toka, ato filluan të kërkonin për helikopter.

Kërkuan për kompani që mund ti ndihmonin por nuk gjetën. Në atë moment Kate kërkoi ndihmë në rrjetet sociale dhe një stacion televiziv ju ofroj një helikopter.

Erdhi helikopteri shumë shpejt dhe fluturuam më pak se 5 km dhe Justin, piloti, na la në anë të rrugës ku ishte bllokuar.

Edhe pse nusja ia doli, kishte disa probleme të tjera. Ushqimet ishin të gjitha në anën tjetër të rrugës, parukieria nuk vinte dot, njësoj si këngëtari i dasmës.

Sidoqoftë, fati ishte në anën e tyre.

Shumica e miqve dhe familjes së çiftit kishin kaluar natën para dasmës në qytet.

Në fund, ceremonia u zhvillua dhe dasma vazhdoi për dy ditë rresht thjesht  sepse mysafirët nuk kishin nga të shkonin.\The Guardian\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë