Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1993 testime ku kanë rezultuar 344 raste të reja me Covid-19. Pozitiviteti është 17.2%.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 8 persona kanë humbur jetën: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç.
699 qytetarë janë shëruar.
Ditën e sotme(e hënë) janë vaksinuar 1714 persona.
“Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 48,229 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Statistika (22 Mars 2021)
Raste të reja ditore 344
Të shëruar në 24 orë 699
Të shtruar në spitale 399
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1993
Testime totale 534,789
Raste pozitive 121,544
Raste të shëruara 85,846
Raste Aktive 33,553
Humbje jete 2145
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22823
Fier 2642
Durrës 1476
Vlorë 1364
Shkodër 1276
Gjirokastër 1228
Korçë 794
Lezhë 637
Elbasan 463
Kukës 341
Dibër 337
Berat 172
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.