Media Galeri

Marsejë, mbi 6 mijë persona pa maska festojnë Karnavalet

Fishekzjarre, tym me ngjyra, valle, zjarre, rroba të ndritshme, përqafime, buzëqeshje, kërcime. Dhe, mbi të gjitha, pa maska.

Çmenduria ka shpërthyer në rrugët e Marsejës qendrore në jug të Francës.

Mbi 6,000 njerëz u mblodhën për të festuar “Carneval de la plaine”, Karnavalet e fushës, një ngjarje padyshim e paautorizuar.

Përkundrazi, nuk ka respekt për kufizimet anti-Covid, në shesh.

U deshën orë për të pastruar rrugët, ndërkohë që polemikat janë rritur në Francë për këtë ngjarje.

“Të rinjtë janë lodhur duke u mbyllur. Nuk ka njerëz të moshuar të dobët, vetëm të rinj”, – tha Romain, 26 vjeç, për gazetën “Le Monde”.

Banorët, thotë “Le Monde”, vendosën altoparlantë në dritare, duke e kthyer rrugën në një pistë gjigande vallëzimi.

Midis maskave, ka edhe një karikaturë të Didier Raoult (specialistit të sëmundjeve infektive nga Marseja).

Protagonistët e festës, dogjën gjithashtu në shesh edhe karrocat e tyre.

“Është një ngjarje e padeklaruar dhe e papërgjegjshme”, – njoftoi prefektura, e cila rreth orës 6.30 pasdite, dërgoi policinë për të shpërndarë turmën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë