“Presidenti rus, Vladimir Putin mban gjithmonë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, kudo që ndodhet”.
Kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur atij i është kërkuar nëse Putin mbante me vete “valixhen nukleare”, gjatë fundjavës në Siberi, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Gjatë kohës së kaluar atje nga presidenti, është bërë një reportazh i gjatë fotografik.
“Të gjitha mjetet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ato strategjike, janë gjithmonë me presidentin kudo ai ndodhet, si në Rusi, ashtu edhe në çdo vend të botës”, – ka nënvizuar Peskov.
Shkrepjet fotografike të Putinit në Siberi dhe fraza për “valixhe nukleare”, të publikuara nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, mund të hyjnë në strategjinë diplomatike të Moskës kundër SHBA-ve.
Tensioni duket se është rritur më tej pas refuzimit të presidentit amerikan, Biden, për të pasur një përballje publike me Putin.
“Nuk është parashikuar sot asnjë kontakt mes Vladimir Putin dhe presidentit amerikan, Joe Biden, derisa nuk ka ‘asnjë gatishmëri nga ana e SHBA’”, – ka konfirmuar Peskov.
Putin kishte kërkuar një përballje “të hapur”, për t’u transmetuar ‘live’, pas fundjavës në Siberi me ministrin e Mbrojtjes, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.
Përmes një mini-koleksioni imazhesh, Kremlini dëshironte të tregonte për pushimet që e portretizojnë presidentin rus në pyll, ndërsa mbante veshur një kostum lëkure dashi.
Shërbimi-fotografik, për disa, tashmë dukej një përgjigje e re për Bidenin, i cili e kishte quajtur atë “një vrasës”, gjatë një interviste javën e shkuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



















Lini një Përgjigje