Banorët e Barcelonës kanë gjetur një mënyrë për të festuar duke organizuar diskoteka të heshtura në natyrë në disa nga vendet më të njohura të qytetit.
Të dielën, njerëzit e mirëpritën ditën e parë të pranverës duke vendosur kufjet e tyre dhe duke kërcyer në plazhin Mar Bella përgjatë bregdetit të famshëm të Barcelonës, të gjithë duke respektuar distancimin social.
"Ka qenë e pabesueshme, vërtet e lezetshme. Nuk e prisja që do të kishte kaq shumë njerëz”, tha terapisti Andres Mellado, 41 vjeç.
"Në fillim duket diçka e çuditshme kur shikon njerëz në mes të Barcelonës dhe të gjithë ndaleshin për të parë, por është e bukur ... është një gjë e bukur të kalosh një të dielë duke kërcyer”, tha ai.
“Ne pyetëm veten çfarë mund të bënim për të pritur pranverën dhe na lindi ideja të vendosnim kufjet dhe të dilnim jashtë për të kërcyer”, tha Xavi Panella, një nga ideatorët.
Ai tregon se në fillim u kanë thënë miqve dhe të njohurve dhe një nga një u bashkuan shumë njerëz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.