Media Galeri

Vepra arti nga roboti Sophia në ankand

Një vepër arti nga roboti Sophia krijuar nga Hanson Robotics në Hong Kong do të dalë në ankand të mërkurën.

“Shpresoj që njerëzit ta pëlqejnë punën time dhe njerëzit e unë mund të bashkëpunojmë”, tha Sophia në studion e saj.

Sophia, e cila u krijua në vitin 2016, bëri këë vepër në bashkëpunim me artistin italian Andrea Bonaceto, i njohur për portrete shumëngjyrëshe, disa prej të cilave përshkruajnë njerëz të famshëm, të tillë si Elon Musk.

Roboti ka kombinuar elemente nga punimet e Bonacetos, historia e artit dhe vizatimet e saj.

“Algoritmet e mia nxjerrin modele unike që nuk kanë ekzistuar kurrë në botë më parë. Kështu që unë mendoj se makineritë mund të jenë krijuese”, thotë Sophia.

Bonaceto tha se bashkëpunimi synonte “të bënte një deklaratë në botën e artit, madje edhe në botën e teknologjisë”, duke paralajmëruar një rrugë të re në të cilën robotët AI dhe njerëzit bashkëpunojnë, duke përmirësuar njëri-tjetrin.

“Thjesht është hera e parë që këto ide bashkohen”.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë