Media Galeri

Rizgjohet vullkani në Islandë pas 800 vitesh

Pas një gjumi gati 800 vite, rizgjohet vullkani në Gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore duke nisur të derdhë llavën në të dy anët e tij. 
Ky është shpërthimi i parë vullkanik në këtë zonë në gati 800 vite duke dhuruar spektakël mbrëmjen e të premtes. Shkëlqimi nga llava mund të shihej nga periferia e kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, e cila është rreth 32 kilometra (20 milje) larg.
Kohët e fundit kishte pasur shenja të një shpërthimi të mundshëm, me tërmete që ndodhnin çdo ditë gjatë tre javëve të fundit. Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave tha se nuk po parashikonte evakuime sepse vullkani është në një luginë të largët, rreth 2.5 kilometra (1.5 milje) nga rruga më e afërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë