Bota

Tërmet i fuqishëm në Japoni, alarm për cunami

Japonia është goditur këtë të shtunë nga një tërmet i fuqishëm, i cili sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, ka qenë me magnitudë 7 ballë i shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua në rajonin Tohoku, në verilindje të Tokios, në orën 18.09 me kohën lokale (10.09 me atë europiane).

Lëkundjet e kishin epiqendrën në det, pranë prefekturës Miyagi, me një thellësi prej 54 kilometrash,.

Ndërkohë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë (JMA), e cila nisi një paralajmërim për cunami, tërmeti u klasifikua me intensitetin 5, në shkallën japoneze të matjes maksimale të 7 niveleve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë