Një ish-oficer policie në Indonezi, Abrip Asep, ishte në shërbim në ditën e Shën Stefanit, në vitin 2004, kur një tërmet me madhësi 9.1 ballë, shkaktoi një cunam në Sumatra, valët e të cilit mbërritën edhe ndërtesat e larta.
Rreth 230 mijë njerëz humbën jetën, gjysmë milioni u plagosën dhe pesë milionë të tjerë u zhvendosën.
Ndërkohë Asep u raportua i zhdukur. Anëtarët e familjes ishin të sigurt për vdekjen e tij.
Megjithatë, sipas raporteve të mediave lokale dhe ndërkombëtare, burri tani është gjetur.
Pas cunamit, ai raportoi çrregullime të rënda mendore, pikërisht për këtë i kishte kaluar 17 vitet e fundit të jetës së tij në një spital psikiatrik në provincën Aceh.
Siç shpjegohet nga gazeta britanike “Daily Mail”, zbulimi ndodhi rastësisht, falë fotove të postuara në rrjetet sociale.
“Nuk mund ta besoja. Nuk kishim pasur asnjë lajm për 17 vjet. Ne menduam se ai kishte vdekur, nuk e imagjinonim se ai ishte ende gjallë,” tha një nga të afërmit e burrit.
“Familja e tij është shumë mirënjohëse që e gjeti atë gjallë. Nuk është e qartë pse familjes së tij nuk iu tha që ai ishte në spitalin psikiatrik,” tha një zëdhënës i Policisë Rajonale në Aceh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.