Ngjarje

Shkurti, më pak aksidente rrugore, por më shumë humbje jete

Gjatë muajit shkurt sipas Instat u regjistruan 79 aksidente rrugore, ulje me 25.5% në krahasim me shkurtin 2020 ku numëroheshin 106 aksidente.

Numri i të aksidentuarëve ishte103, nga të cilët 18 kanë humbur jetën. Një vit më parë numëroheshin 144 aksidente me  12 të vdekur.

Në matës mujorë, dymujori i parë i 2021-shit, me 204 aksidente rezulton më i rrezikshëm se sa dymujori i parë i 2020-ës me 199 aksidente.

 Aksidentet në numër më të madh kanë ndodhur në qytetet e Tiranës, Lezhës dhe Durrësit. Grupmoshat e rrezikuar mbeten 25-34 vjeç dhe 0-24 vjeç të gjinisë mashkullore dhe më pak femra.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë