Ka ndodhur

Koronavirusi i merr jetën infermieres nga Lushnja

Vijojnë humbjet e jetës nga bluzat e bardha si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për infermieren Nurie Bace, 59 vjeçe, e cila nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

E ndjera punonte prej vitesh në qytetin e Lushnjës.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, i cili në një reagim në Facebook thotë se “një tjetër infermier u largua nga armata”.

“Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja , Zj.Nurie Bace, 59 vjeçe, e prekur nga covid-19.

Dashuria  për profesionin , shërbimi me  profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet

Në emër të Urdhrit të  Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji, humbën jetën brenda 24 orësh tre infermierë nga Covid 19.

Viktimat ishin Nerim Vaçi infermier në Mat, një infermiere nga Lushnja me emrin Erjola dhe Lindita Peshku nga Tirana, infermiere në Poliklinikën Nr.1të konsultorit të fëmijës në kryeqytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë