Ndonëse situata e pandemisë nuk është pozitive, organizatorët e Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1 po mendojnë që gara e 18 korrikut të zhvillohet me tifozë. Dhe jo pjesërisht me tifozë, por tribunat të mbushen me kapacitet të plotë, me 140 mijë spektatorë.
Drejtori i pistës Stuart Pringle tha se afati i fundit që do të vendoset është 21 qershori, pra një muaj para garës. “Gjithçka është e mundur,” tha Stuart Pringle. “Silverstone nuk është një pistë e vogël. 70,000,000 vendet tona janë të shpërndara në tre milje e gjysmë. Kemi shumë hapësirë në dispozicion dhe kemi disa hyrje-dalje. Çdo gjë është e mundur për momentin dhe nuk më pëlqen të përjashtoj asgjë. Nuk ka asnjë garanci, por ne po bëjmë më të mirën. Njerëzit duan të kthehen në normalitet dhe të shijojnë një Grand Prix të Formula 1. Ne duhet të krijojmë mjedisin e duhur ”.
Pra, gjithçka mund të ndodhë nëse situata me vaksinimin do të ecën mirë. Vitin e kaluar u zhvilluan dy gara radhazi në Silverstone pa tifozë dhe ishte mënyra më e keqe për të festuar 70-vjetorin e një prej pistave më të famshme. Duket se anglezët po i paraprijnë që këtë vit të jetë ndryshe.

Ndërkohë, Lewis Hamilton rinovoi me një vit kontratën me Mercedes, por çfarë do të ndodhë pas një viti? Sipas mediave britanike, 7 herë kampioni i botës mund të vazhdojë karrierën e tij në Formula 1, këtë herë duke garuar me makinën Aston Martin.
Rregullat e reja që do të aplikohen nga viti i ardhshëm favorizojnë të gjitha makinat dhe pilotit britanik nuk i mungon përvoja për të bërë diferencën në pistë. Skuadra e Aston Martin nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin ndaj Hamilton, me shpresën për ta marrë në skuadër, ashtu sikurse bënë me Sebastian Vettel. Piloti gjerman, 4 herë kampion bote në Formula 1, la Ferrarin, për të vijuar karrierën me makinën e Aston Martin, ku do të debutojë këtë sezon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




