Media Galeri

Stuhi rëre dhe ndotje, Pekini bëhet “i verdhë”

Pekini u zgjua i mbuluar me një shtresë e trashë smogu ngjyrë të verdhë, si rezultat i një rritjeje të ndotjes dhe një stuhie rëre nga Mongolia, që uli shikimin në më pak se 1,000 metra.

Qeveria, e cila ka lëshuar alarmin, urdhëroi të gjitha shkollat ​​të anulonin ngjarjet sportive dhe daljet në natyrë, duke u kërkuar njerëzve me sëmundje të frymëmarrjes të qëndronin në shtëpi.

Të hënën në mëngjes, sipas kohës lokale, në disa rrethe u bë matja e parametrave të ndotjes, e cila ka arritur vlerën PM10 prej 8,000 mikrogramë për metër kub.

PM10 tregon përmbajtjen e ndotësve të ajrit në formën e grimcave shumë të vogla, të cilat, kur thithen, janë të rrezikshme për shëndetin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që përmbajtja mesatare ditore e PM10-ës, të mos jetë më shumë se 50 mikrogramë për metër kub.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë