Media Galeri

Ecja në zjarr, festivali vjetor i japonezëve

Japonezët u lutën për sigurinë e tyre dhe të familjeve të tyre të dielën duke ecur zbathur me murgjit Budistë mbi qymyr të ndezur në një festival vjetor pranë Malit Takaosan.

Ecja në zjarr ishte më e vështirë se zakonisht sepse pjesëmarrësve u kërkohej të vendosnin maska ​​dhe të mbanin distancimin social për shkak të pandemisë.

Në festival gjithashtu morën pjesë vetëm 1000 pjesëmarrës.

“Kalimi i trupit nëpër flakë pastron shpirtin dhe i dërgon lutjet Budës”, tha Koshou Kamimura, një murg budist nga Tempulli “Takaosan Yakuouin”.

Historikisht, ky tempull është një vend i rëndësishëm për t’u lutur.

Festivali, i quajtur hiwatari matsuri në Japonisht, ka një histori rreth 50 vjeçare në Takaosan.

Murgjit i vënë flakën drurit dhe gjetheve të selvisë japoneze, duke krijuar një zjarr të madh. Më pas murgjit fikën flakët me ujë, mblodhën prushin dhe i vendosën në dy shirita, mbi të cilët ecnin zbathur ndërsa këndonin.

Adhuruesit ndoqën murgjit, me maska. Disa murgj mbanin fëmijët e vegjël mbi prush.

Numri i rasteve të koronavirusit në Japoni është relativisht i ulët krahasuar me vendet e tjera si Shtetet e Bashkuara, megjithëse disa zona përfshirë Tokion janë ende nën një gjendje të jashtëzakonshme, me vendin që është në një valë të tretë të pandemisë.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë