Shendet

Akuzat ndaj “Astrazeneca”-s, kompania: S’ka rrezik për mpiksje gjaku në vaksinat tona

“Për sa i përket cilësisë, nuk ka probleme me çdo lot  vaksinash të përdorura në Evropë ose në botë. Testet e mëtejshme janë duke u zhvilluar nga autoritetet shëndetësore evropiane”.

Përmes një komunikate, kompania farmaceutike “AstraZeneca” është përpjekur të mbyllë polemikat e fundit në lidhje me akuzat e ditëve të fundit se vaksina anti-Covid rrezikon të shkaktojë mpiksje të gjakut.

“Rishikimi i të dhënave nga mbi 17 milionë njerëz të vaksinuar me vaksinën “AstraZeneca”, nuk tregoi rrezik të rritur të embolisë pulmonare, trombozës së venave të thella ose trombocitopenisë. Siguria e njerëzve do të jetë gjithmonë e para. Kompania po monitoron nga afër këtë problem, por provat e disponueshme nuk konfirmojnë se vaksina është shkaku. Për të kapërcyer pandeminë, është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen kur u kërkohet ta bëjnë këtë”.

Kompania britaniko-suedeze, thotë se vaksinat i janë nënshtruar mbi 60 testeve klinike.

“Për sa i përket cilësisë, nuk ka asnjë problem të konfirmuar me çdo lot të vaksinave tona të përdorura në Evropë ose në pjesën tjetër të botës. Testet e mëtejshme janë kryer dhe po kryhen nga vetë ne dhe në një mënyrë kjo të pavarur nga autoritetet shëndetësore evropiane dhe asnjë nga këto teste të reja nuk kanë treguar arsye për shqetësim”, thuhet në komunikatën e  “AstraZeneca”-.

Sipas zyrtarëve të kompanisë, pas analizave në 20 laboratorë të pavarur provash, “të gjitha testet duhet të plotësojnë kritere të rrepta për kontrollin e cilësisë dhe këto të dhëna u dërgohen autoriteteve rregullatore brenda secilit vend ose rajon për rishikim të pavarur përpara se ndonjë lot të mund të dërgohet aty ku është përcaktuar”.

Deri më tani në të gjithë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, nga një total prej 17 milionësh të vaksinuarish me “AstraZeneca”-n, “ka pasur 15 raste që kanë shkaktuar trombozë dhe 22 raste të embolisë pulmonare të raportuara në mesin e atyre që u është dhënë vaksina, bazuar në numrin e rasteve që kompania ka marrë që prej 8 marsit”.

Ky numër rastesh “është shumë më i ulët nga sa pritet të ndodhë natyrshëm në një popullatë të përgjithshme të kësaj madhësie dhe është i ngjashëm për vaksinat e tjera të autorizuara për Covid-19”.

Për më tepër, kompania specifikon se, “në provat klinike, megjithëse numri i rasteve trombotike ishte i vogël, këto ishin më të ulëta në grupin e personave të vaksinuar” dhe “nuk kishte prova të rritjes së hemorragjisë në mbi 60,000 pjesëmarrës të regjistruar”.

Sipas zyrtares Ann Taylor, “Chief Medical Officer”, rreth 17 milionë njerëz në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, “kanë marrë vaksinën tonë dhe numri i rasteve të raportuara të mpiksjes së gjakut në këtë grup është më pak se qindra raste të raportuara se ç’pritej mes popullatës në përgjithësi. Natyra e pandemisë ka çuar në rritjen e vëmendjes në raste individuale dhe ne po shkojmë përtej praktikave standarde për monitorimin e sigurisë së ilaçeve të autorizuara në raportimin e rasteve të vaksinimit për të garantuar sigurinë publike”, – shton ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë