Ushtria franceze ka njoftuar modernizimin e flotës së mjeteve të blinduara në kuadër të projektit “Scorpion”, me synim përmbylljen e tij brenda vitit 2025.
Qëllimi është pajisja e forcave të armatosura franceze me mjete të avancuara teknologjikisht që t’u përgjigjen nevojave të kohës dhe të jenë në shërbim për të paktën 2-3 dekadat e ardhshme.
E mes tyre është edhe mjeti i blinduar “Scarabee” (Brumbulli). Emri nuk është zgjedhur rastësisht. Mjeti është prodhim i “Aquus”, pjesë e kompanisë Volvo dhe është në gjendje që të ecë në anësore, ngjashëm si një gaforre.
“Brumbulli” është i pajisur me dy motorë, një nafte dhe një elektrik. Ky i fundit i mundëson një start më të shpejtë e të fuqishëm në krahasim me mjetet tradicionale ushtarake. Makina peshon 8 tonë dhe është në gjendje që të transportojë dy tonë të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje