Motosport

Ferrari e Mercedes kundër FIA-s, pranojnë vaksinën falas nga Bahrejni

Skuderitë e Formula 1 kundër drejtuesve më të lartë të FIA-s. Ferrarit dhe Mercedes pranuan ofertën e qeverisë së Bahrejnit, për të vaksinuar falas të gjithë stafin e saj, në prag të garës së parë sezonale që do të zhvillohet në pistën e Sakhir, më 28 mars.

Dy makinat kryesore të Formula 1 kanë dalë kundër vendimit të FIA-s, që pati hedhur poshtë kërkesën e Bahreinit, për vaksinimin falas të të gjitha skuadrave. Fillimisht ishte Ferrari që pranoi ofertën e qeverisë së Bahreinit dhe pas 24 orësh edhe Mercedes ka bërë të njëjtën gjë.

Këtë fundjavë në Bahrein do të kryhen testet e vetme dimërore dhe Mercedes do të përfitojë për të kryer dozën e parë të vaksinës Pfizer. Ndërkohë që doza e dytë do të merret rreth datës 28 mars, ku po në Bahrejni do të kryhet edhe gara e parë sezonale.

Për sa i përket pilotëve, mësohet se vaksinën do ta kryejë vetëm spanjolli Carlos Sainz. Ndërsa Charles Leclerc, që është infektuar më herët me koronavirus dhe e ka kaluar, nuk do ta kryejë vaksinën (është i imunizuar). Procedura e vaksinimit të skuadrës Ferrari do të kryhet në një qendër shëndetësore pranë pistës.

Ndërkohë Mercedes do t’i japë mundësinë kujtdo që ka dëshirë nga stafi i saj të kryejë në këtë vend vaksinën anti-Covid. Kjo procedurë do të kryhet në një qendër shëndetësore afër pistës së Sakhir. Piloti britanik Lewis Hamilton nuk është shprehur për këtë çështje.

Britania e Madhe ka deklaruar se do të vaksinojë të gjithë shtetasit e saj brenda muajit qershor. FIA prandaj refuzoi vaksinimin falas, sepse selia ndodhet në Angli dhe donte që të respektonte rregullat e këtij vendi. Pritet të shihet nëse do të ketë skuderi të tjera që do të pranojnë vaksinimin falas në Bahrejn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë