Muzike

Sanremo 2021/ Ermal Meta në vend të tretë, triumfon grupi i rrokut Maneskin

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, nuk ka arritur që të triumfojë në edicionin e 71-të të Festivalit të Këngës Italiane, San Remo.
Edhe pse u pa si një nga favoritët për të fituar vendin e parë këtë vit në festivalin e njohur italian, Ermal Meta arriti të renditet i treti.
Vendin e parë e rrëmbeu grupi i rrokut Maneskin. Ndërkohë vendin e dytë arriti ta fitonte Francesca Michielin & Fedez dhe Ermal Meta arriti që të shkonte deri në shkallën e tretë të podiumit.
Këngëtari me origjinë shqiptare arriti që të renditej i pari nga votat e publikut me këngën “Un milione di cose da dirti”, por pas votimit të jurisë Meta nuk shkoi më shumë se vendi i tretë.
Grupi i rrokut Maneskin, një grup roman me energji shpërthyese, ia doli të triumfojë me këngën “Zitti e buoni”, pasi mbizotëroi skenën e Ariston dhe përmbysi çdo parashikim.
“Ne kemi bërë revolucion”, kanë shkruar në rrjetet sociale triumfuesit e këtij edicioni.
Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio e kanë magjepsur publikun me tingullin e kitarave elektrike, praninë skenike dhe pamjen rrëzëllitëse dhe me shpirtin e lirë të të njëzetave. Të rinjtë e mirë, të bukur, kanë arritur të kenë sukses në një vend si Italia që nuk shpërblen lehtë grupet.

https://youtu.be/1OISmX4vOKA


Lindur në 2015 në Romë, grupi Maneskin arriti këtë sukses pasi fitoi vendin e dytë në “X Factor” në 2017 dhe pas një karriere që gjithashtu i pa ata të luanin nëpër kryeqytet si artistë të rrugës. Albumi i tyre debutues “Il ballo della vita”, i lancuar pas shfaqjes së talenteve, arriti sukses të madh dhe u pasua nga shitje të mëdha. Ata kanë një audiencë me të rinj, por prindërit e tyre gjithashtu shikojnë në koncertet e tyre (sidomos nënat, të magjepsura nga hijeshia e Damiano, 22 vjeç, një frontman karizmatik, i cili që nga X Factor ka filluar të shfaqë një stil të veçantë, me gjoksin e zhveshur dhe duke vallëzuar me taka në skenë.
Në garë për të rrëmbyer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë.

Klasifikimi final:
1 – Maneskin

2 – Francesca Michielin e Fedez

3 – Ermal Meta

4 – Colapesce e Dimartino

5 – Irama

6 – Ëillie Peyote

7 – Annalisa

8 – Madame

9 – Orietta Berti

10 – Arisa

11 – La Rappresentante di lista

12 – Extraliscio feat Davide Toffolo

13 – Lo Stato sociale

14 – Noemi

15 – Malika Ayane

16 – Fulminacci

17 – Max Gazzè

18 – Fasma

19 – Gaia

20 – Coma Cose

21 – Ghemon

22 – Francesco Renga

23 – Gio Evan

24 – Bugo

25 – Aiello

26 – Random

Këtë edicion festivali i muzikës italiane u mbajt në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, ku pallati Ariston ishte si kurrë më parë pa publik.
Duartrokitjet e rreme, melankolia dhe distanca e sigurisë kanë qenë të pashmangshme në këtë edicion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë