Dy raste të infektuar me mutacionet e reja të COVID janë zbuluar ditën e dile në Atikë të Greqisë duke ngritur alarm te autoritetet shëndetësore. Mediat greke raportojnë se dy rastet e reja janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit. Ekspertët thonë se mutacionet janë veçanërisht të rrezikshëm dhe më rezistent ndaj vaksinave që janë zhvilluar deri më tani,
Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet , autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.
Situata e pandemisë në Greqi është rënduar veçanërisht në ditët e fundit duke sjellë rritje të shtrimeve në spitale ndërsa shifrat nuk njohin ulje pavarësisht masave të marra. Sipas ekspertëve kjo konfirmon prezencën e mutacioneve të COVID në vend, veçanërisht atij britanik.
Mutacioni britanik, i cili është 50% më ngjitës, ka mbizotëruar në shumicën e rasteve. Në Atikë dhe Kretë, 9 në 10 raste janë me variantin britanik, ndërsa ekspertët u alarmuan pasi rastet u identifikuan me një kombinim të mutacioneve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.