Sociale

COVID19/ 19 të vdekur dhe 892 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë të prekur nga Covid-19,10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.
Ndërkaq bëhet me dije nga Ministria se gjatë ditës së sotme janë kryer 732 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,027 vaksinime.
"Janë kryer 3369 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 892 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 
374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë," thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë dhe aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     23123
Fier         2657
Vlorë       1789
Durrës     1651
Shkodër   1357
Gjirokastër 1140
Elbasan    917
Korçë       865
Berat        840
Lezhë       790
Dibër       347
Kukës     339


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë