Portofol

Ekonomia e përgjumur e Europës do të zgjohet nga ankthi në lidhje me çmimet

Kompanitë europiane me të cilat përballen konsumatorët, hasen me një rast kritik kur kalon pandemia: a duhet të rrisin çmimet?

Ka të ngjarë që pasi të përfundojnë kufizimet e virusit të ketë një nxitim për të rihapur restorantet dhe agjensitë e turizmit.

Disa ekonomistë mendojnë se kjo do të shkaktojë një rritje të çmimeve të konsumit.

Yield-et e obligacioneve, një masë kryesore e rrezikut të inflacionit, po rriten globalisht.

Shifrat javën e kaluar treguan se shitjet me pakicë të SHBA janë rritur dhe çmimet e Mbretërisë së Bashkuar po rriten – dy vende këto që po ecin në ritme shumë të shpejta me vaksinimet.

Të dhënat e zonës euro të martën mund të tregojnë edhe inflacionin më të shpejtë në pothuajse një vit, me parashikim 0.9% nga ekonomistët.

“Situata është e çuditshme – ne jetojmë me shpresë dhe ankth në të njëjtën kohë”, tha Christos Paschos, një hotelier në ishullin grek të Amorgos, i cili uli tarifat e dhomave deri në 15% vitin e kaluar për të mbuluar shpenzimet.

“Tani për tani, ne po konsiderojmë t’i lëmë çmimet në të njëjtin nivel me vitin 2020. Së pari duhet të shohim kërkesën.”

Ekonomistët flasin për një rimëkëmbje në formë K, ku disa sektorë ose vende rikuperohen dhe të tjerët mbeten të varfër. Ndihma fiskale kombëtare ka ndryshuar shumë dhe planet për shpenzimin e fondeve të rimëkëmbjes së Bashkimit Europian janë ende duke u dorëzuar.

Në të njëjtën kohë, disa ofrues të shërbimeve thonë se për të mbijetuar nuk kanë shumë mundësi zgjedhjeje  përveçse të rrisin çmimet.

Argumenti se çmimet mund të rriteshin shumë më tepër sesa prisnin njerëzit pas pandemisë varet nga ideja se qeveritë dhe bankat qendrore kanë derdhur shumë para në sistem përmes programeve shtesë dhe blerjeve të bonove.

Ata që kanë para janë tashmë të etur të shpenzojnë të paktën një pjesë të tyre.

Manabesh Chatterjee, i cili drejton agjensinë e udhëtimit PlanReisen në Frankfurt, thotë se nuk ka mungesë të hetimeve, edhe nëse  klientët e mundshëm nuk janë ende të gatshëm të angazhohen për të rezervuar.

“Ne po shohim një dëshirë të madhe për të udhëtuar”, tha ai. “Çmimet rrallëherë janë temë.”

Megjithatë, këto kursime janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë, dhe pasiguria në punësim është e lartë.

 Banka Qendrore Europiane pranon që do të ketë rritje të herëpashershme të çmimeve – të tillë si në janar kur përfunduan disa ulje taksash pandemike gjermane dhe çmimet e energjisë po rriteshin në nivele të ulëta – por thotë se presionet në rënie do të vazhdojnë edhe pas krizës.

Ajo parashikon që inflacionin mesatar do të rritet me 1.4% në 2023, ende shumë poshtë qëllimit të tij prej vetëm nën 2%.

 Presidentja Christine Lagarde tha këtë muaj se “do të kalojë pak kohë para se të shqetësohemi” për inflacionin që është shumë i lartë.

Burimi: Bloomberg.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë