Rend dhe Ligj

Arrestimi i Jani Aliajt në Greqi, si u transformua i shumëkërkuari për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare

Gazeta Si – Falë një trasformimi rrënjësor në pamje, i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare Jani Aliaj, ka arritur t’i shpëtojë arrestimit prej 9 vitesh, deri sa u prangos para 10 ditësh në Greqi.

Në një foto aktuale të siguruar nga Gazetasi.al, duket re Aliaj ka zgjatur flokët dhe ka ndryshuar formën e mjekrës, duke u dukur kështu një tjetër person.

Ai fshihej me një identitetit të rremë. Ndërkohë, policia greke e arrestoi më 31 dhjetor. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët grekë mbanin me vete, ka rezultuar se ai kishte një kartë identiteti false greke me emrin Aleksan Kreshnik, me vitlindje 1976 dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

Aliaj është i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bujshme në 1 maj 2016 në Tiranë, ku u vra Elton Çiço në lokalin ‘De Niro” në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Aliaj i cili ka lindur dhe është rritur në Tepelenë, konsiderohet si një nga individët më të rrezikshëm të krimit shqiptar dhe drejtues i një organizate të strukturuar, e cila përveç të tjerave, si veprimtari kryesore ka kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Vrasja në fjalë tronditi opinionin në atë kohë, sepse ndodhi në një lokal mjaft të frekuentuar nga qytetarët pranë zonës te stadiumi “Selman Stërmasi”, teksa Elton Çiço ishte duke pirë kafe me një oficer policie dhe disa të tjerë.

Pavarësisht nga njerëzit e shumtë, prania e oficerit të policisë, Jani Aliaj është futur në lokal dhe ka qëlluar drejt Çiços me gjakftohtësi. Ai vdiq në vend, me dy plumba në kokë.

Në atë kohë, ngjarja u zbulua nga hetuesit nga bishti i cigares që Aliaj e kishte hedhur në një kosh shumë prane vendit të ngjarjes.

Historia e konfliktit mes dy grupeve kriminale me bazë në Tepelenë është shumë më e hershme dhe ka lënë pas, shumë viktima.

Si fillesë e kësaj sage hakmarrjeje mes dy bandave, dyshohet të ketë qenë vrasja e shokut të fëmijërisë së Elton Çiços nga Jani Aliaj.

Por, përveç kësaj, policia ka ndjekur edhe pistën e një prishjes së pazareve në trafikun e drogës në Greqi, ku të 2 grupet nga Tepelena kanë ushtruar aktivitetin kriminal prej gati dy dekadash


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë