Biznesmeni Elman Abule ka qëndruar mbi 4 orë në SPAK ku është pyetur për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij. Në dalje, ai nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, por u largua me shpejtësi drejt makinës së tij.
Ditën e djeshme, për të njëjtën çështje dha shpjegime bashkëshortja e tij Marisa Nito. Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumë se 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median.
Sipas SPAK, Nito është një nga kontaktet e afërta të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj dhe për këtë shkak ajo dhe bashkëshorti ju nënshtruan edhe kontrollit nga SPAK, në zbatim të vendimit gjyqësor të 5 dhjetorit.
Hetimi që kanë përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.