Presidenti i Amerikës Joe Biden ka vendosur të shpallë një katastrofë natyrore për Teksasin pasi për shkak të motit ekstrem, rreth 13 milion njerëz po përballen me vështirësi për të pasur dhe ujë të pastër.
Që nga e premtja, rreth 180.000 shtëpi dhe biznese në Teksas nuk kanë energji elektrike, nga rreth 3.3 milion që ishin pa energji ne fillim të javës.
Rreth 13 milion njerëz, afër gjysma e popullsisë së shtetit, janë përballur me disa ndërprerje të shërbimeve të ujit pasi qindra sisteme uji janë dëmtuar nga ngrirja.
“Austin, kryeqyteti i shtetit, humbi 325 milion galona (1.2 miliard litra) ujë kur plasën tubat”, u tha drejtori i ujit të qytetit të enjten gazetarëve.
Ndërkohë supermarketet janë boshatisur nga banorët që kanën xituar të blejnë të gjitha produktet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje