Bota

BE siguron 350 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer

Komisioni Europian ka njoftuar se BE ka siguruar edhe 350 milion doza të tjera të vaksinës kundër covid-19 për tu shpërndare brenda 2021. Blerjet e dozave të reja nënkuptojne se 430 milion europianë mund të vaksinohen brenda këtij viti.

Kompania Pfizer/Biontech do t’i sigurojë 27 vendeve të Bllokut 200 milion doza vaksinash dhe mbetet si mundësi e hapur edhe furnizimi me 100 milion doza të tjera.

Ndërsa kompania Moderna do ta rrisë furnizimin me 300 milion doza shtesë, gjysma e të cilave do të shpërndahen këtë vit, ndërsa gjysma tjetër vitin e ardhshëm. Siç ishte paralajmëruar më herët, 75 milion nga 200 milion dozat e Pfizer do t’u dorëzohen vendeve anëtare te BE në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa pjesa tjetër pas korrikut.

Në total, Pfizer pritet të shpërndajë rreth 500 milion doza, ndërsa Moderna 360 milion doza vaksine brenda vitit 2021.

Komisioni Europian, që negocioi blerjen e dozave të vaksinave, u kritikua rëndë muajin e kaluar për ritmet e ngadalta të fushatës së vaksinimit, te cilat u vonuan edhe për shkak te furnizimeve te pakta nga Pfizer / BioNtech dhe AstraZeneca.

Kompanitë  farmaceutike thanë se vonesat ishin të nevojshme për të rregulluar aftësitë prodhuese. Pfizer njoftoi në fillim të këtij muaji se modifikimi i proceseve të prodhimit në fabrikën e saj në Belgjikë kishte përfunduar dhe se ka marre licensën për prodhim edhe një fabrike tjetër në Gjermani.

Ne Bashkimin Europiane deri tani vetëm 22.5 milion qytetare kanë marrë një dozë të vaksinës, krahasuar me 16 milion qe janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë