Mes kolegëve të Formula 1, Maks Vershtapen e ka ndërtuar famën si një pilot i fortë në pistë, me parakalime aggresive, mbyllje të guximshme të trajektores dhe kontakte rrotë më rrotë. Holandezi është një luftëtar i vërtetë dhe në çdo moment di si t’ua bëjë jetën të vështirë të tjerëve.
Për një si ai, që e ka shpejtësinë në gjak dhe nuk kënaqet kurrë, edhe një xhiro me makinë në një cirkuit, në shoqërinë e të fejuarës, mund të përjetohet si një pilot “normal”. Një përvojë të frikshme ka përjetuar e fejuara e holandezit, Keli Piket, vajza e ish-pilotit Nelson Piket, 3 herë kampion bote. Prej pak kohësh ajo i ka dhënë fund lidhjes me një tjetër pilot, Danil Kviat, dhe tashmë ka dalë hapur në rrjetet sociale me të fejuarin e ri, Maks Vershtapen.
Të dy janë fotografuar në cirkuitin e Barcelonës për një shëtitje me një makinë të veçantë. Në fakt, Vershtapen ishte në timonin e një makine garash dhe në krah të tij e fejuara Keli, e cila ka filmuar xhiron. Në videon e postuar në rrjetet sociale, piloti holandez po shijonte shpejtësinë, duke frenuar në limit dhe duke e çuar makinën në anët e cirkuitit të Montmelo.
Forca e zakonit, shpejtësi e jashtëzakonshme, që e ka trebur jo pak brazilianen. “Xhiroja e parë në pistë nuk harrohet kurrë, por fytyra ime thotë gjithçka”, – shkruan ajo në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto, ku duket qartë sa e trembur është.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.