Komunitet

”Vendosni fëmijët në qendër të planit të rimëkëmbjes. Pandemia po i dëmton shëndetin mendor”

Ana Longfild, kryetare e Komisionit të Fëmijëve në Angli i bëri thirrje Boris Johnson që të vendosë fëmijët në ”skenën qëndrore”  nëse pretendon të rimëkëmbë vendin.

Sipas saj, fëmijët po humbasin shpresat për të ardhmen e tyre dhe e gjithë situata e shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19 po përkeqëson shëndetin e tyre mendor.  Ana sugjeron që sapo të lehtëson masat anti-Covid, duhet të konsiderohet rikthimi i fëmijëve nëpër institucionet shkollore.

”Ishte demoralizuese që kryeministri jonë hapi klubet e natës dhe la shkollat mbyllur. Me këtë ritëm, pas pak kohësh do të nevojiten 10 miliardë pound për kontrollet dhe kujdesin e shëndetit mendor tek fëmijët. Që unë mendoj që Boris nuk i ofron dot,”- u shpreh Longfild.

 Përfaqësuesi i Komitetit të Edukimit në Angli tha se situata momentale mund të rikthejë arsimin në nivelin e vitit 2011. Korona po rrezikon përshtatjen  e një brezi të tërë, që ndoshta do ta kenë të vështirë të përshtaten më vonë me njëri-tjetrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë