Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN dërgon pothuajse çdo vit një porosi nga Prishtina për botën.
Ky monument, i cili tashmë është simbol i pavarësisë së Kosovës, këtë vit dërgon mesazhin e mbështetjes për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarët kanë ngjyrosur monumentin me pëllëmbën e dorës së tyre, me një prej ngjyrave të ushtrisë, duke e treguar përkrahjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.
Një vit më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ata ndodhen në paraburgim në Hagë por qytetarët e Kosovës kanë treguar sot, edhe pse simbolikisht, se nuk janë vetëm
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje