Plot 13 vite më pare, në një seance të ndjekur nga miliona njerëz në mbarë globin, Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë. Leximi i deklaratës së Pavarësisë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi emocionoi dhe përloti mijëra shqiptarë në mbarë botën.
Të parët që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
Pas çlirimit të Kosovës, shpallja e Pavarësisë ishte ngjarja më historike për shqiptërët, të cilët dolën të festonin në rrugë dhe sheshe deri në orët e para të mëngjesit. Më 17 shkurt në çdo cep të Kosovës do të dëgjoheshin këngë të vjetra shqiptare, ndërkohë që në ballkonet e shtëpive vareshin flamuj shqiptarë.
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë u dërguan letra në drejtim të të gjitha qeverive të botës për njohjen e saj. Njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ku Kosta Rika ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavarur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.